“Kronikë e një vrasje të paralajmëruar’, Ardit Çela: Policia, viktimë nga drejtimi politik i Rilindjes

0
165

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka reaguar ne nje postim ne Facebook nsiur nga ngjarja e ndjeshme ku humbi jeten 25 vjecari Klodian Rasha.

Postimi i plote:

Heshtëm, nuk reaguam si duhet, kur policia dhunoi në mënyrë shtazarake një të mitur, duke e gjakosur e duke i plasur kokën në trotuar sepse kaloi orarin policor.
Heshtëm, disa qeshën, e më pas harruam sërish kur titullari i Policisë linçoi publikisht një grua, duke i nxjerrë njolla në biografi, sepse kërkonte të drejtën e saj për djalin që e rriste e vetme mes vështirësive.
Heshtëm kur policia tërhiqte zvarrë gazetarë e qytetarë, sepse protestonin si njerëz të lirë.
Heshtën të gjithë kur policia numëronte rrënjët e hashashit, për llogari të narkotrafikantëve, kur fikeshin radarët, uleshin e ngiheshin avionat me drogë.
Tani kërkohet t’i mbyllet goja shoqërisë, e të kalojë në heshtje edhe vrasja e 25 vjeçarit, sepse theu orën policore.
E tmerrshme!
Kjo është kronikë e një vrasje të paralajmëruar!
E paralajmëroi Kryeministri kur u bënte thirrje policave të flaknin kapelet e të mblidhnin vota për Rilindjen.
E paralajmëroi Qeveria kur nxirrte tanket në rrugë për të luftuar virusin
E paralajmëroi Kryeministri kur shpërndante fake – videot ku policia ushtronte dhunë nëpër botë, duke u bërë gaz i botës.
E ka paralajmëruar retorika, sjellja dhe reagimi i turpshëm i institucioneve për të gjitha rastet e mësipërme!
Unë e dua Policinë e Shtetit, kam mirënjohje maksimale për mijëra punonjës të ndershëm, por ata janë njësoj viktima, nga drejtimi politik i Rilindjes.
Prandaj vrasësja e vërtetë është Rilindja. Ajo është frymëzuese, sjellja e saj, indoktrinimi i saj, dhe etja kriminale për të mbajtur pushtetin me çdo formë e çdo mjet!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here