Vdekja e 32-vjeçarit në komisariat/ Basir Çollaku: Policia kërkon të mbulojë ngjarjen, hetimet po i kryen Ardi Veliu

0
134

Gazetari Basir Çollaku shprehet se policia po tenton të mbulojë të vërtetën e ngjarjes ku humbi jetën 32-vjeçari Laer Kurti brenda komisariatit nr.3 në Tiranë.

Në emisioninTask Force me Sonila Meçon në Syri Tv, Çollaku tha se nxitimi i policisë për të fajësuar viktimën, le shteg për dyshime.

Sipas tij, hetimet po i kryen ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, aktualisht drejtor i AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore), i cili është akuzuar se tentoi të manipulojë vrasjen e Klodian Rashës dy vite më parë në Laprakë.

Hetimet për ngjarjen e fundit, tha Çollaku po i kryen sërish Ardi Veliu dhe janë lënë menjanë prokurorët.

“Nxitimi i policisë si në rastin e Rashës dhe të fundit, le shteng për diçka që duan ta mbulojnë, ta fshehin, pikërisht ata që duhet ta zbardhin, jo ta fshehin. Rasti tjetër, rikthimi i Ardi Veliut në detyrë, ish-drejtor i përgjithshëm, drejtor i mbikëqyrjes, kërcet shumë. Në deklaratat e Policisë, pas ardhjes së zotit Rrumbullaku në deklaratat e policisë ka patur shumë kujdes, nuk pa patur nxitime, por përpjekja për të përbaltur viktimën trafikant, banda e këtij, nuk janë shkaqet e ngjarjes ku ai humbi jetën. Dhe deklarata e Prokurorisë bashkë me AMP, AMP është pjesë e konfliktit në këtë hetim, prokurori është zot i hetimit në vendin e ngjarjes, nuk është Veliu që duhet të merret. Këtu ka diçka të rëndë që ka ndodhur, ka sjellë një pasojë fatale për të riun. Por ky njoftim i prokurorisë me AMP më bën të besoj se hetimin po e drejton AMP, duken të kompleksuar edhe prokurorët, ndërkohjë që AMP duhet të marrë urdhra nga prokurorët. U bënë disa ngjarje, Rasha, Kurti, e mitura në Vlorë, kanë të njëjtën qasje në ushqimin informativ që jepet nga zyrat e Policisë së Shtetit. Rama tha se edhe 500 mijë shqiptarë të ma kërkojnë nuk e largoj Ardi Veliun, dhe nuk e ka larguar, ai është aty. Ai e ka marrë për histori elektorale, por ai mbulon edhe këto histori“, u shpreh Çollaku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here