BBC reportazh në kufirin shqiptaro-grek/ Rruga më e madhe e kanabisit në Europë

0
87

Shqipëria konsiderohet epiqendra dhe rruga më e rëndësishme e transportimit të kanabisit drejt Europës, e cila nuk po arrin të mbyllet me gjithë përpjekjet politike.

Industria ilegale e narkotikëve mbuloi të hënën, 7 dhjetor, edhe faqet e agjencisë britanike të lajmeve, BBC.

Reportazhi mbi trafikun e kanabisit në Europë dhe sidomos, origjinën e tij nga Shqipëria, me autor gazetarin grek Kostas Koukoumakas ka në fokus kufirin e gjelbërt mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Në një distancë të shkurtër përpara është kufiri poroz me Shqipërinë. Kjo është rruga më e madhe tokësore për trafikimin e kanabisit në Evropë.

Fshati kufitar grek Haravgi Janinës është afër, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin”, nis reportazhi.

Sipas oficerëve të kufirit grek, kanabisi kontrabandohet kryesisht me rrugë këmbësore nëpërmjet thasëve 40-50 kilogramë, nga banorë të armatosur të zonave kufitare që e njohin mirë terrenin dhe kanë lidhjet e duhura me grupet kriminale në anën tjetër, në Greqi.

Një kilogram kanabis kur shitet me shumicë nga Shqipëria kap vlerën e 1 mijë eurove, dhe vlera shumëfishohet në tregun perëndimor.

“Kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit”, thotë oficeri grek Lambros Tsoumanis, i cili kalon shumë nga koha e tij duke patrulluar këto male.

“Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha kalimet në pëllëmbë të dorës. Ata mund të mbijetojnë me ditë në pyll.”

Një nga prodhuesit shqiptarë të kanabisit në Vlorë pretendon se veprimtaria ilegale kalon pa u vërejtur nga autoritetet pasi ata korruptojnë shefat e policisë dhe zyrtarët e antidrogës.

Gazetari grek, Kostas Kokumakas, krahas fokusit në kufirin greko-shqiptar, sjell në vëmendje edhe premtimet e qeverisë aktuale në luftën kundër drogës, dhe ato që ai i sheh si kontradikta politike.

“Kryeministri Edi Rama premtoi se lufta kundër drogës nuk do të reshte kur kërkonte hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. Tani, po përpiqet ta kthejë këtë tregti të paligjshme në një aset të ligjshëm ekonomik. Në muajin maj, ai papritur njoftoi se qeveria prej një viti po punonte mbi një projektligj për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe se kultivimi i paligjshëm ishte nën kontroll.”

Sipas reportazhit, nga fillimi i vitit e deri tani policia greke ka arritur të kapë 1.5 ton kanabis, ndërsa dy vitet e mëparshme, ata kapën rreth 9 tonë.

Kontrabandistët, zakonisht të armatosur me kallashnikov, mbajnë në shpinë çantat e mbushura me 40-50 kg kanabis. Ata e fshehin drogën afër pikave të caktuara, një pemë të madhe ose një burim. Më pas çantat merren nga anëtarët e një rrjeti grek.

Sa kushton

Sa I përket çmimit, sipas BBC, një kg kanabis me shumicë në Shqipëri mund të arrijë deri në 900 sterlina, ndërsa baronët e drogës në Itali ose Greqi paguajnë dyfishin.

Më tej reportazhi flet edhe për aksionin e Policisë Shqiptare në Lazarat.

“E gjithë ajo që duhej të ndryshonte në verën e vitit 2014, kur forcat speciale shqiptare filluan një operacion të madh në fshatin Lazarat, rreth 30 km nga kufiri grek.

Shqipëria lufton me kultivuesit e kanabisit

Pasuan disa ditë beteja. Granata dhe predha mortajash u qëlluan në drejtim të policisë, por deri në fund u konfiskuan më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë kanabis dhe armë zjarri.

E megjithatë, deri në vitin 2016, ekonomia e kanabisit në Shqipëri ishte përhapur në të gjithë vendin, sipas Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional”.

Më tej flitet se si Ballkani është kthyer në pikën kyçe të trafikut të drogës në Europë.

“Tani, kanabisi përftohet nga prodhuesit e fshatrave si dhe nga grupet e krimit të organizuar që e shesin atë në të gjithë Bashkimin Evropian. Për një brez të rinjsh shqiptarë, tregtia e paligjshme ofron një mënyrë për të fituar para”.

Historia e një prodhuesi

“Artan, 39 vjeç, është një nga prodhuesit e rinj të kanabisit në prodhim e sipër.

Ulur në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, ai shpjegon se si mund të fitosh një pasuri, të paktën derisa të kapesh.

“Ti mund t’i japësh ryshfet shefin të Policisë ose Agjencisë së Luftimit të Drogës, por nëse dikush të zbulon, atëherë çdo njeri mendon për vete,” thotë ai.

Prodhimi i kanabisit dhe kontrabandimi në Greqi është bërë një joshje e madhe për të rinjtë shqiptarë

Artani nuk është emri i tij i vërtetë. Ai kaloi dy vjet në Itali, por u kthye për të drejtuar biznesin nga shtëpia e tij.

“Këtë vit gjetëm një pjesë të mirë toke në kullotat afër qytetit të Tepelene, një ecje tre-orëshe në male”, thotë ai.

Ai pretendon të ketë mbjellë 50,000 bimë kanabisi vetëm këtë vit, një numër i madh edhe nga standardet shqiptare.

“Ekzistojnë tre rregulla themelore, afër ujit, qëndrimi larg policisë dhe syve kureshtarë dhe durim”, thotë ai për BBC.

 

c1

c5

c2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here