Një këshillë për Bashën dhe një dilemë për Ramën, Bylykbashi e thotë me fakte: Si po i manipulon PS-ja emigrantët

0
105

Ish-deputeti i PD-së, njohës i mirë i çështjeve zgjedhore Oerd Bylykbashi i ftuar mbrëmjen e sotme në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu akuzoi se Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.

Ne kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për organizimin e strukturave të tyre për të thirrur emigrantët e tyre. Psh një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Ai do të koordinojë emigrantët në Itali. 

Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze. Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi” tha ai.

Intervista e plotë në ABC

Ju keni besim të kundërshtari për t’i thirrur emigrantët të votojnë?
Është miratuar një ligj në 2016 për të bërë regjistrimin e emigrantëve, kanë kaluar 4 vite dhe nuk kanë bërë asgjë. Asnjë emigrant nuk është i regjistruar deri tani.

Ju e keni ngritur si çështje?
Po, absolutisht. Pa regjistrimin e emigrantëve asnjë KQZ nuk di kujt t’ia çojë fletëvotimin, ku?

Por përse e formuluan tani?
Këshilli Politik miratoi një paketë të rëndësishme edhe pse jo shumë të detajuar për votën e emigrantëve. E drejta kushtetuese për të votuar është edhe ligjore. Por ka shumë për të bërë nga KQZ.

Në këshill e bëtë sa për sy e faqe apo kishte një vullnet?
Që në 2017 e kishim në axhendë, nuk mund të jetë sa për sy e faqe.

Ju e dinit që nuk janë të regjistruar?
Nëse nuk do të ndryshonim ligjin e drejta e emigrantëve do të mbetej një manifest. Në korrik u miratua ligji dhe prej atëherë nuk ka asnjë regjistrim, pasi qeveria nuk ka bërë gati instrumentin. Kanë miratuar një ligj për të manipuluar votën e emigrantëve.

Ne kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për organizimin e strukturave të tyre për të thirrur emigrantët e tyre. Psh një nga 4 koordinatorët që ka caktuar qeveria për emigrantët është ish-drejtuesi i PS-së në Itali. Ai do të koordinojë emigrantët në Itali. 

Pra janë duke bërë gati regjistrimin e vetëm votuesve socialistë. Kjo është skandaloze. Por nga ana tjetër ju keni psh, drejtuesi i postës shqiptare është një nga funksionarët më të lartë në sekretariatin e PS-së. Por kemi edhe dicka tjetër, KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi

Edhe ju nuk keni interes të madh që emigrantët të votojnë me këtë frikë?
Frika e votës selektive do të hidhte në erë çdo lloj zgjedhje. Ne na intereson se emigrantët janë jashtë kontrollit të inspektorateve, presioneve apo bandave. Por nëse nuk ka një minimum votash të regjistruar, e gjitha do të ishte një manipulim. Puna duhet të vazhdojë, por jemi 4 muaj e gjysmën nga zgjedhjet.

Zgjedhjet do të jenë 4 herë më të shtrenjta, a ia vlen dhe a ka ndonjë gjasë që në fund të mos e njihni rezultatin?
Kostoja e vjedhjes së zgjedhjeve, 2017 është në sytë e të gjithëve është një kosto gjigante dhe ekonomike në raport me zgjedhjet që provojnë se janë normale, kushtojnë më shtrenjtë. Është një lloj vaksine për të imunizuar zgjedhjet dhe na duhet. Një nga problemet është mbushja e kutive. Pse po harxhojmë kaq para? Të mbrojmë kutitë nga mbushja. Ne me biometrinë i bllokojmë.

Nëse nuk do u pëlqejnë rezultati, PD do të thotë se nuk i njoh?
Unë besoj se në 26 prill ai që do të qahet është Edi Rama. Këto do të jenë nga zgjedhjet më me probleme që janë regjistruar ndër vite. Le të presim a do të bëhet, qeveria do të vonojë fondet. Shifra është ende në letër. Nëse qeveria thotë nuk kam para, do të thotë se është një mënyrë për ta bllokuar. Por ky është një nga problemet, listat e zgjedhëseve po manipulohen. Qytetarët e regjistruar në Tiranë, po e gjejnë veten të regjistruar në Lezhë.

Më dukeni të paqartë….
Sondazhet janë këto; PS me të shtyra i del, thonë se janë barazim, por sondazhet reale thonë se është humbëse në pjesën më të madhe të qarqeve. Ne do të ofrojmë një Shqipëri që qeveriset ndryshe, shteti duhet të jetë më i thjeshtë, më i vogël, kjo janë ndryshime që bëhen me ndryshime ligjore.

Ende nuk ka një program të qartë për secilin sektor…
Cdo gjë që do të dalë në kohën e duhur. Ajo që PD-ja ofron është jo thjeshtë një slogan i qeverisjes ndryshe, por shteti duhet të jetë i drejtë, administrata.

Me shkopin magjik do ta ndryshoni?
Me vullnetin politik ndryshon. Deri kur kemi ikur ne në 2013, nuk e morëm me dhunë, pranuam humbjen dhe ikëm, ky është standard. Rruga e vetme është Edi Rama largohet. Çështja është humbet thellë apo ngushtë.

Kush do ta përcaktojë fituesin, pandemia, procesi zgjedhor apo koalicionet?
Duhen trajtuar të gjitha, bëhen në të gjitha fronet. Ndërkohë që kemi një krizë shumë të madhe menaxhimin e pandemisë, ekonomia po lëngon, por nuk ka as shtet, si të funksionojë jeta e qytetarëve.

Kush është ekipi?
Shpejt del ekipi.

Nuk jeni vonë…?
Nuk mund të them se jemi herët, do të ketë edhe figura të reja.

Do u prishë punë rrjedhja e votave nga partitë e reja?
Elektorati duhet të bashkojë të gjithë flamujt për largimin e Ramës.

E bëtë në kohën e duhur reformën në PD?
Ka përfshirë të gjithë bazën e partisë, nuk mund ta gjesh dhe ta bësh perfekte, por vazhdon pjesa e përzgjedhjes së emrave. Duhet të bëjmë kujdes që deputetët ti kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin.

Si do të komunikoni duke qenë se pandemia do ta vështirësojë?
Kjo nuk do ta përjashtojë kontaktin.

Është disfavor?
Po është për të gjithë, bllokimi i aktivitetit politik ka vlerë zero në raport me kodin zgjedhor kur të fillojë fushata. Polici që guxon kryen shkelje. Prelavon Kodi zgjedhor mbi aktin normativ.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here