Gafa në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, maturantët rrezikojnë të mos regjistrohen as në fazën e dytë

1
342

Pas shpalljes së fituesve të fazës së dytë për në universitete, Ministria e Arsimit përmes një udhëzimi thotë se regjistrimet në këtë fazë do të bëhen nga datat 13 deri në 16 tetor. Por ndërkohë nëse shikon kalendarin, e 15 dhe 16 janë ditë e shtunë dhe e dielë.

A do të jenë hapur institucionet e arsimit të lartë për t’u bërë regjistrimet?

Nëse po, sërish ka një pyetje që mundon maturantët: Po bankat e nivelit të dytë a punojnë në fundjavë? Normalisht që jo.

Nuk dihet se si është menduar të zgjidhet ky ngërç. Këtë vit akademik pati një kolaps me shpalljen e fituesve për në universitet për shkak të aplikimit të një sistemi të ri.

Edhe pse ministrja e Arsimit dhe kryeministri Rama premtuan që nuk do të mbeteshin maturantë pa shkollë sepse kishte kuota të shtuara, sërish në fazën e dytë rezultoi që nxënës me mesatare mbi 9 nuk kanë fituar asnjë program studimi.

/LAPSI.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here