3500 dollarë gjobë pasi theu karantinën për vetëm 8 sekonda

0
122

Autoritetet në Tajvan kanë gjobitur me 3500 dollarë një burrë që theu karantinën për vetëm tetë sekonda.

Emigranti filipinas ishte i karantinuar në një hotel në Kaohsiung kur doli nga dhoma e tij deri në korridor, ku dhe u kap nga stafi i hoteli, i cili kontaktoi menjëherë Departamentin e Shëndetësisë.

Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, për asnjë moment.

Tajvani është vlerësuar gjerësisht për qasjen e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Asnjëherë nuk ka miratuar bllokime të rrepta  dhe kufizime drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua tek shpejtësia. Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 Dhjetor 2019, pra kur Covid-19 ishte kryesisht subjekt i thashethemeve dhe raportimeve të kufizuara.

Qeveria gjithashtu investoi në testimin masiv dhe gjurmimin e shpejtë dhe efektiv të kontakteve.

Sot, ishulli me 23 milionë njerëz ka regjistruar vetëm 716 raste koronavirus dhe shtatë vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here