Dështimi me negociatat, Berisha video-mesazh Ramës: Me Edvin Hajdutin nuk ka hapje, ke marrë fund…

0
91

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video-mesazh lidhur me dështimin për herë të 7 të Kryeministrit Edi Rama për hapjen e negociatave me BE.

“JO-ja e shtatë e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dëshmon se me Edvin Hajdutin nuk ka hapje, por përjashtim nga negociatat! Ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video”, shkruan Berisha në postimin e tij, duke publikuar videon e mëposhtme.

Në video jepen momentet kur Edi Rama njoftonte hapjen imagjinare të negociatave me BE, ndërsa më pas akuzonte Europën që për shkak të zhvillimeve të brendshme, nuk hapte dritën jeshile.

Në fakt dështimet e njëpasnjëshme kanë të bëjnë me mospërmbushjen e kushteve dhe keqqeverisjen, e cila më pas pasohej nga shtimi i kushteve të reja që duheshin plotësuar.

“Ke marrë fund Edi, shqiptarët do t´a tregojnë vendin më 25 prill”, thuhet ndër të tjera në videon e publikuar.

(Video- mesazh i ish-Kryeministrit Sali Berisha në Fb.)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here