Rama jep 4.4 mln € për oborrin te Kryeministria, Teliti: Për qeverinë s’ka rëndësi nëse s’ke bukë të hash

0
103

Kryeministri Edi Rama do shpenzojë 4.4 milionë euro për ndërtimin e një kopshti në një hapësirë të ndërmjetme te Kryeministria.

Një investim i tillë në kohë krize mbetet i pajustifikuar.

Aq më tepër kur për 153 mijë familje të varfra dhe ato me statusin e invaliditetit, Rama do të japë vetëm 3.9 milionë euro, pra më pak se investimi i luksit te godina qeveritare.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorjan Teliti përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se për qeverinë nuk ka rëndësi nëse qytetarët janë pa bukë, por rëndësi ka vetëm dukja, ose fasada.

Postimi

Te besh “art” me lugen bosh! Jetojme ne koherat ku “Park Eden” vlen me shume edhe se “ekzistenca” e njeriut te varfer. Sic dihet tashme, instalacioni prej druri ne oborrin e Kryeministrise pritet te kushtoje 4.4 milione euro nga parate e taksapaguesve shqiptare.
Nderkohe nga ana tjeter, qeveria me paketen e dyte gjysmake qe prezantoi pak dite me pare, ka vendosur qe per periudhen shtator-dhjetor 2022 te jape ne total vetem 3.9 milione euro ndihme financiare per: 63 mije familje ne ndihme ekonomike dhe 90 mije persona qe jane me aftesi te kufizuara. Duket qarte se per qeverine nuk paska rendesi nese ske buke te hash, nuk paska rendesi nese je person me aftesi te kufizuar dhe jeta te eshte veshtiresuar akoma edhe me shume keto muaj e fundit. Rendesi per qeverine ka patur dhe ende paska vetem pamja, dukja, fasada.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here