Nga Mentor Kikia
Java që po mbyllim na përballi me dy lajme shumë të rëndësishme.
E para: Kryeministri Rama nuk do na i ndaloje memet. Sepse edhe atij i pëlqejnë, vetëm mos i thonë se je i korruptuar. Etilda duhet ta ketë bërë me kokën e saj atë draftin, ngaqë u mërzit shumë nga memet që i bënë për punë të çmimit të hotelit kur iku jashtë më shërbim.
E dyta: Elvis Naçi hapi dyqan syzezh dhe na u lut që të luteshim që ti ecte puna mbarë. Dhe si shpërblim, nëse puna ecën, ai do i blejë shtëpi një fukaraje.
Lajme të mira duken të dyja.
Kishte edhe lajme të tjera, të cilave nuk është se i kushtuam shumë rëndësi, si psh:
-Venecia e “beri”copë mazhorancën për ligjin e zgjedhjeve.
-Përfundimisht u firmos e u vulos që negociatat nuk hapen dhe neve na ndanë nga Maqedonia.
Dikush, që beson shumë në teoritë komspirative, tha se këtë punën e memeve, Rama e ka shpikur vetë që të largojë vëmendjen e njerëzve nga këtu lajmet e tjera, me Venecia e Negociata.
Por ky Elvisi me këtë dyqanin e syzeve, a thua edhe ky është bërë palë me qeverinë që të na hutojë neve, që të mos merremi me çështjet e mëdha, por të merremi me hallet e dyqanit të tij të zyzeve?
Ec e zgjidhe dhe këtë punë tani…