Abilekaj shfaqet i përlotur: E pabesueshme ikja e tij, ishte një mundësi për këdo! Nisi një ëndërr e cila u bë realitet shumë shpejt…

0
105

Me dhimbjen e një miku, një bashkëpunëtori, Enton Abilekaj ka kujtuar njohjen me presidentin e Fax News Kasem Hysenvelliu, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, pasi humbi betejën me Covid 19.

Abilekaj shprehet se Fax News nisi si një ëndërr e bukur, të cilën Hysenbelliu me këmbënguljen e tij arriti që ta bënte reale shumë shpejt, me çdo çmim, edhe pse vepronte në një treg të vështirë siç është ai i medias.

“Ajo që kujtoj unë nga Faxi është një histori e jashtëzakonshme, vetëmohimi që Kasemi e kishte nisur, e kishte ndarë edhe emrin, ishte i vendosur për ta bërë pavarësisht të gjitha pengesave. Arritëm të projektonim një televizion nga një biznesmen që nuk mbështetet nga askush nga politika, dhe kjo është më e bukura. Si një ëndërr arriti që shumë shpejtë të bëhej e vërtetë.

Ne sot do të flasim për veprën e Kasemit, është një vepër unike, që në kaq pak kohë arriti të bënte kaq shumë. Kjo është një tjetër gjë që e bën të pabesueshme ikjen e Kasemit. Ne shpresonim dhe besonim që do tia dilte, është një njeri që i ka fituar të gjitha betejat. Është një humbje shumë e madhe, e një pjese edhe të jetës sonë, unë kam punuar së bashku me të edhe te news 24.

Kasemi ishte gjithnjë në anën e gazetarëve, rreshtimi i tij në anën e publikut, ishte një arsye dhe një garanci e fortë që ne të vazhdonin bashkëpunimin me të. Ishte një shembull sesi njerëzit mund të ecin përpara pa krijuar armiq. Më shumë se nga çdo tjetër mua sot më kanë marrë ish-punonjësit e tij, që kanë pasur një vlerësim të jashtëzakonshëm.

Nuk u ndamë asnjëherë, pavarësisht se unë u largova, pasi klima që ai krijonte ishte e tillë, unë e kisha Faxin si shtëpinë time. Në momentet më të vështira dhe pesimiste që mund të kesh, të takosh Kasemin është një mundësi që të dalësh nga ajo situatë. Mua personalisht do të më mungojë. Një njeri kaq vital që u largua kaq shumë shpejt për tre javë, unë nuk kam shymë fjalë sot”, u shpreh Abilekaj në studion e Fax News.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here