Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, me klinikat në kryeqytetin Moskë për njerëzit që janë më të rrezikuar nga virusi.
Vaksina e cila u regjistrua në gusht po përdoret së fundmi.
Shkencëtarët thonë se është 95% efektive dhe pa asnjë efekt anësor, por ende po kalon testimin masiv.
Mijëra njerëz janë regjisturar për t’u vaksinuar gjatë fundjavës, por është e paqartë për sasinë e prodhimit në Rusi.
Prodhuesit pritet të bëjnë vetëm dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.
Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin, i cili njoftoi programin në fillim të javës, tha se ai po u ofrohej njerëzve në qytetin me 13 milion që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor dhe punonjësve socialë. Ai tha se lista do të rritej ndërsa më shumë vaksinë u bë e disponueshme.
Një shërbim i regjistrimit online lejon banorët e qytetit të moshës 18-60 vjeç të rezervojnë takime falas në 70 site përreth qytetit. Ata do të veprojnë nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Personat që kanë marrë injeksione në 30 ditët e fundit ose që kanë pasur sëmundje të frymëmarrjes brenda dy javëve të fundit do të përjashtohen, ashtu si ata me sëmundje të caktuara kronike, dhe gratë shtatzëna dhe gjidhënëse. Secili person do të marrë dy injeksione, e dyta 21 ditë pas së parës.