‘Më me ledhatim, jo me dhunë’, çfarë ndodhi mes Enxhit dhe Saimirit në dhomën e masazhit

0
113

Në javën e tretë të spektaklit, Saimiri ka bërë një takim të sikletshëm për disa nga konkurrentet, teksa i ka ftuar ato në një qendër SPA.

I gjithë grupi i konkurrenteve kanë zhvilluar lojëra uji, ndërkohë që 33-vjeçari ka veçuar disa prej tyre për një takim të shkurtër privat.

Për një takim të tillë, zgjodhi edhe Enxhin, madje e takoi në një dhomë masazhi. Veç të tjerash, ata diskutuan për rëndësinë e pasurisë në një marrëdhënie, ndonëse Enxhi e shprehu hapur se paratë janë një aspekt shumë i rëndësishëm për të.

Enxhi i bëri edhe masazh Saimirit, i cili u shpreh se nëse do t’i pëlqejë, do t’ia kthejë edhe ai masazhin.

Saimiri: Unë të mora se bëre gjithë atë reklamën, më the jam masazhiere e mirë, unë duke prit masazhin e jetës këtu…

Enxhi: Ti do masazh plus.

Saimiri: Tani po e bëre mirë, në fund ndoshta ta kthej unë masazhin.

Enxhi: Si e ke syrin deri tani?

Saimiri: Deri tani mirë je, duhet pak më me ledhatim, mos më thyesh ndonjë kockë gjithë dhunë.

Enxhi: Si e do ledhatimin ti, kështu apo kështu?

Saimiri: Çfarë të ka tërhequr më shumë tek unë?

Enxhi: Të kam parë, më je dukur shumë i mirë, shumë simpatik dhe arsyeja kryesore që je një djalë shumë i suksesshëm.

Saimiri: Si e shikon ti pasurinë ose lekun në një marrëdhënie?

Enxhi: Shumë të domosdoshme. Jo në një marrëdhënie, në jetë. Është si një lloj çmimi që ty të përcakton se sa ke ecur në jetë. Jetojmë në një botë materialiste, çdo gjë është material.

Saimiri: Po nëse unë do isha një punëtor i thjeshtë?

Enxhi: Një djalë që është punëtor i thjeshtë nuk është se nuk do e zgjidhja që ai s’ka mundësi financiare, nuk do e zgjidhja, sepse ai nuk është kaq karakter i fortë dhe nuk ka luftuar me veten. Në atë rrugën e jetës që është shkretëtira, ka ndaluar aty ku është rehat.

Saimiri: Kam njohur edhe femra shumë të pasura, shumë më të pasura se sa unë, por nuk më ka tërhequr ajo kimia.

Enxhi: Ti mund të kesh pasur edhe prindërit shumë të pasur dhe ti ke lindur i pasur, për mua nuk është se ke arritur ndonjë gjë. Ti vetë çfarë ke arritur?

Saimiri: Ti u bëre tani me nerva se…

Enxhi: Se më kundërshtove ti…ti e di që unë kam të drejtë, prandaj. E di si më duket, sikur jemi vetëm unë dhe ti këtu.

Më pas biseda mes tyre është mbyllur me një përqafim, edhe pse jashtë dyerve të dhomës së mazashit ka ‘plasur’ xhelozia nga vajzat e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here