Pandemia shtyn dialogun/ Nuk ka datë për takimet Kosovë-Serbi

0
109

Bruskeli nuk ka një datë dhe axhendë për rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë qoftë edhe në nivel ekspertësh.

Zëdhënësi i BE-së thotë se takimet do të zhvillohen sapo të krijohen kushtet, ndërsa nga Qeveria e Kosovës sqarojnë se pandemia e coronavirusit ka ndikuar në shtyrjen e procesit

Pandemia e coronavirusit po përdoret nga Brukseli dhe Qeveria në Prishtinë si argument për shtyrjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

​Zëdhënësi kryesor për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano në një përgjigje për KosovaPress, nuk bën me dije se cilat tema do të trajtohen në takimin e radhës në Bruksel, por thotë se së shpejti do të caktohet data dhe agjenda.

Peter Stano“Dialogu, pas rifillimit në korrik, po vazhdon dhe po avancon me takime në nivel ekspertësh dhe të nivelit të lartë politik. Takimi i radhës i dialogut në niveli të lartë do të thirret në Bruksel sa më shpejt që të jetë e mundur, varësisht kur lejojnë kushtet. Kur bëhet fjalë për takime në nivel ekspertësh, ne do të shpallim datën dhe agjendën e takimit të ardhshëm kurdo që situata është e përshtatshme”

Edhe këshilltarja politike e kryeministrit Hoti, Antigona Baxhaku thotë se takimet e radhës në Bruksel po diktohen vetëm nga pandemia, e jo për ndonjë arsye tjetër.

Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje kërkojnë ndërprerjen e dialogut me Beogradin.

Deputeti Artan Abrashi thotë se ky proces duhet të rifillojë pas zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Artan Abrashi: “Zgjidhja më e mirë në këto rrethana është që të stopohet ky dialog. Të kemi një qeveri e cila është e fortë, ka legjitimitet dhe buron drejtpërdrejtë nga vullneti i qytetarëve. Përndryshe qeveria Hoti nuk e ka as mundësitë, as numrat, as dijen e asgjë për të mbrojtur interesin e Kosovës në këtë proces”

Takimi në muajin shtator ishte i fundit ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Fillimisht u shfaqen dallimet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e së fundi me arrestimin e ish krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale pati kërkesa që të pezullohet dialogu edhe nga vet partnerët e koalicionit qeverisës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here