Video-montazh viral/ “Bechetti nuk do marrë asnjë kokërr leku”, Paloka: Shikojini palaçot…

0
218

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video-montazh, që është bërë viral, pas shkrimit në Der Standart, sipas të cilit Shqipërisë do t´i sekuestrohen pronat kudo në Botë, nëse nuk paguan detyrimet e caktuara nga Arbitrazhi kundert Bechettit.

Në video shfaqet ministri Arben Ahmetaj, i cili në një nga emisionet Opinion, deklaronte prerë se pagesat nuk do të bëheshin.

“Asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku nuk do të marrë”, shprehej i bindur Ahmetaj.

Paloka, referuar videos, shkruan se në “skenë” vërtetë janë palaçot, po ajo që luhet në kurrizin tonë nuk është as cirk as komedi, po dramë e tragjedi!

“Për palacolliqet, hajduterinë dhe krimet e tyre, paguajmë ne të gjithë…!”, shkruan Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here