Filmimet e IMSI Catcher, provat kundër Tahirit dhe Çakos

0
153

Makina me të cilën lëvizi pajisja përgjuese IMSI Catcher u filmua në rrugët e Tiranës pa ekspertët italianë. Mjeti drejtohej vetëm nga efektivi i policisë Ention Xhelilaj, sipas filmimeve të kamerave të sigurisë që prokuroria sekuestroi në Bashkinë e Tiranës. këto janë dhe prova se mjeti përgjues nuk u mbikqyr gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë, siç tha në dëshminë e tij Saimir Tahiri dhe Haki Çako. Mjeti që drejtohej nga Ention Xhelilaj u fiksua në dy raste nga kamerat e sigurisë që ofroi Bashkia. Burime pranë prokurorisë thanë për Lapsi.al se drejtuesit e bashkisë së Tiranës ishin shumë bashkëpunues me prokurorët, të cilëve iu vu në dispozicion çdo pamje e mundshme nga rrugët e kryeqytetit. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë nga policia, e cila ka deklaruar se pamjet e kamerave të sigurisë nuk ekzistonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here