Rama sulmon Metën për masat e pandemisë, por hesht për vartësit e tij…

0
176

Edi Rama e ka shfrytëzuar komunikimin me gazetarët këtë të martë, për të siluruar sërish presidentin Ilir Meta.

Ai ka folur për ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku ku ishte i pranishëm edhe presidenti së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, si dhe miq e shokë të tjerë të tij të cilët i ka quajtur ‘Çetë’.

Pas publikimeve të pamjeve të ditëlindjes në fjalë, të cilat për hir të së vërtetës u hodhën nga vetë Kallaku, pati një furtunë të vërtet gjobash për pronarin e lokalit dhe pjesëmarrësit. Ndërkohë punonjës të policisë së zonës, u pezulluan nga detyra.

Rama e ka quajtur pjesëmarrjen e Metës në këtë festë, si shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit.

‘Si të gjithë të tjerët kam parë atë që nuk do të doja të shihte askush shembullin më skandaloz të shkeljes së ligjit nga presidenti zonja e parë dhe nga e gjithë çeta e tyre.

Ndërkohë që është shumë e qartë për të gjithë se nuk mund të ketë grumbullime me më shumë se 10 persona dhe nuk mund të bëhen festa e dasma deri te ceremoninë e dhimbshme mortore.

Na shfaqen në një spektakël të pështirë jo vetëm të karshillëkut por edhe për shëndetin e të tjerëve në rast se nuk janë të shqetësuar për shëndetin e tyre. Më shumë se kaq skam parë kaq kam parë. S’ka asnjë aktivitet tjetër as politik përfshirë dhe ata elektoralet që mund të diskutohen me një rëndësi që vë në diskutim shëndetin’, tha Rama.

Policët që nuk ndaluan festën e Kallakut u ndëshkuan rëndë nga eprorët e tyre, por Edi Rama hesht dhe nuk ndëshkon deputetët e vetë që i shkelin rregullat sa herë të mundin, edhe publikisht.

Gjithashtu po këto ditë njësoj si ditëlindja e aktorit të njohur të humorit, në rrjet bënë bujë edhe pamjet e një drekë të një deputetit të ‘Rilindjes’.

Ka qenë, Vullnet Sinaj, i cili me ndërgjegje ka bërë publike thyerjen  hapur të rregullat të pandemisë në vendin tonë.

Ai ia ka shtruar në një lokal me grupin polifonik ‘Çipini’. Jo vetëm që në tavolinë ishin mbi 10 veta, kufiri maksimal i lejuar për grumbullimet nga Komiteti i Ekspertëve, por edhe ia morën këngës.

Madje deputeti socialist arriti deri aty, sa që videon që publikoi e shoqëroi edhe me shënimin se e dinte që po shkelte në mënyrë flagrante rregullat, por për të shijuar pak art të mirë ia vjen edhe gjoba!

Në fakt kjo eufori ka zgjatur fare pak, pasi fill pas postimit dhe largimit të avujve të alkoolit, ai është bërë pishman dhe e ka hequr postimin nga faqja e tij zyrtare në facebook.

Nga ana tjetër çdo të enjte ne kemi parë se si deputetët e Edi Ramës bëhen tufa-tufa pa maska dhe respektim të distancës përpara Kuvendit e ku të munden dhe pozojnë, për të bërë fotografi dhe demonstruar luksin e veshjeve.

As për këta apo Erion Veliajn që në takimet e tij elektorale është përsëritës i pandreqshëm i mos zbatimit të rregullave, Edi Rama, nuk ka thënë kurrë ndonjë fjalë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here