‘Kur ligji bie në duart e zuzarëve’

0
108

Mungesa e hapësirave për parkim vijon të mbetet një problem për qytetarët e Tiranës të cilët kanë një makinë. Gazetari Klodian Tomorri, përmes një postimi në rrjetet sociale, sjell një shembull të asaj që ndodh pranë Prokurorisë së Tiranës.

“Kjo foto eshte tek prokuroria e Tiranes. Tabela nuk lejon parkim. Por cdo dite makinat e banoreve te lagjes parkohen aty dhe ne cdo 20 minuta vijne me radhe policet e bashkise, ata te rrugores dhe u vene gjoba. Por prape te njejtat makina parkohen aty. Pse? Sepse shkenca nuk ka shpikur ende nje pajisje qe te beje te mundur palosjen e makinave dhe futjen e tyre ne xhep. Njerezit jane vene ne hall nga ligji sepse ligji ka rene ne doren e zuzareve. Ne ate lagje nuk ka me asnje vend ku te parkosh. Ka me shume tabela ndalim parkimi se ne gjithe kryeqytetet e Europes te marra se bashku”, shkruan gazetari.

“Une nuk e di nese pas kesaj ka interesa korruptive te Bashkise. Por natyrshem kam nje pyetje. Sa gjasa ka qe banoret e lagjes qe parkojne aty cdo dite nga halli te jene te gjithe kriminele dhe shkeles te ligjit, ndersa Bashkia e Tiranes te jete ne rregull? Probabiliteti eshte zero. Nje ligj qe i detyron te gjithe qytetaret te behen kriminele eshte ligj zuzar. Ata qe e imponojne ate perfaqesojne cdo gje pervecse interesin e qytetareve”, shton ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here