Skandal/ ‘Ja si Ministria e Shëndetësisë po fsheh rastet e vdekjes nga koronavirusi’

0
120

Një tjetër denoncim, se autoritetet po fshehin rastet e personave me koronavirus që humbin jetën, vjen nga Jolio Dine, përfaqësues i Partisë Demokratike në Sarandë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai sjell rastet e tre personave, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus dhe kanë humbur jetën. Por, Dine shton se nuk ka asnjë të dhënë për këta persona në komunikatat që jep Ministria e Shëndetësisë. Fshehjen e rasteve, Dine e cilëson një skandal.

Në një postim në FB, ai shkruan:

Skandal!

31 tetor V. I, 62-vjec, Sarande

11 nentor L. K 78-vjec, Delvine

18 nentor F. V 58-vjec, Piqeras-Himare

Keto jane vdekjet qe kane ndodhur ne mjedise spitalore, te evidentuara si pasoje e COVID-19 dhe nuk jane bere publike nga Ministria e Shendetesise.

Ne komunikatat ditore te harkut kohor 31/10 – 19/11, nuk rezulton asnje e dhene per keta persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here