Rama, turpërim historik me vetëm 67 ndjekës, reagon Berisha: Neveri kombëtare!

0
137

Kryeministri Edi Rama ka shënuar numrin më të ulët të ndjekësve në rrjetet sociale me intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes në “Real Story”, një turpërim ky që erdhi pasi në të njëjtën kohë me të,  kreu i PD, Lulzim Basha, ishte përballë gazetarëve në “Opinion”.

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se kjo braktisje e Kryeministrit nga shqiptarët është fryt i një neverie të madhe që ai ka ngjallur në popull.

“Neveri, neveri, neveri! – ka theksuar tri herë Berisha në mesazhin e tij e tij. – Shpërthen neveria kombëtare e papërmbajtur ndaj Edvinit!

Ajo arrin kulmin historik me vetëm 67 ndjekës në çastin kur në ekranin e tualetit të Kol Ballës, ndjekësit, për shkak të gromësirave, për të mos prishur gojën me atë fjalën tjetër që ai nxjerr nga goja, njerëzit braktisën me vrap ekranin ku fliste Edvin Neveria, gjersa mbetën vetëm 67 vetë dhe e nxinë atë komplet!

Nderim qytetarëve të të gjitha bindjeve partiake për xhestin e tyre fisnik, rekordin historik të menderosjes dhe neverisë që arritën me të pashpresin e pakallur,” ka përfunduar Berisha.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here