Koronavirusi mbyll Kuvendin, nuk do të ketë më seanca

0
107

Si pasojë e masave që u prezantuan dje nga Komiteti i Ekspertëve, ku ndalohen grumbullimet e 10 ose më shumë personave, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njofton se seanca që ishte parashikuar për ditën e nesërme nuk do të mbahet.

Njoftimi i Kuvendit:

Të nderuar kolegë, në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu,  për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here