Po hyjmë në vitin 2021, Rama premton ende për zgjedhje ujë 24 orë!

0
101

Pas 8 vitesh si kryeministër dhe dy dekada në pushtet, Edi Rama u premtoi sot shqiptarëve se do kenë ujë në qytete vitin që vjen.

Ai foli dy orë për ujin dhe premtoi se brenda 2021 të gjithë zonat urbane në Shqipëri do të furnizohen me ujë 24 orë në ditë.

Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh: “Deri në 2021 furnizimi do të jetë realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë, duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, Fushë Kruja në Shijak, Kruja në Berat e Lushnje, Gjirokastër, e me radhë.”

Edhe pse askush nuk e konsumon ujin e rubineteve, Rama u kërkoi shqiptarëve ta pinë, pasi është i sigurt.

Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet nëse e lan djalin e tij Zaho me ujin e rrjetit, në një kohë kur ky i fundit ka një prani shumë të madhe të klorit. Rama tha që ujin e rrjetit e përdor jo vetëm për larje, por edhe për të pirë, ndërsa dha detaje dhe nga marrëdhënia që ka i biri i tij me dushin.

“E laj dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë, se i pëlqen shumë të lahet. Nuk e di se ku mund të gjendet ujë tjetër përveç atij të rrjetit, nuk e laj me ujë shiu. Po do ta sjell një ditë që të inkurajojë dhe fëmijët tuaj, ta shohi si zhytet në ujë, dhe nuk ka asnjë problem fare. Sesa i besueshëm jam unë, këtë do ta shihni në datën 25 Prill”, u shpreh Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here