Fjalët prekëse të bashkëshortes së mjekut: O Zot…një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim…

0
132

Bashkëshortja e mjekut Ilirjan Draçi e ka përcjellë bashkëudhëtarin e saj në banesën e fundit, me fjalë tepër prekëse.

Teksa tregon se i shoqi ka patur një jetë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve gjithnjë me nxitim, Draçi i drejtohet Zotit, mes dhimbjeve të mëdha, për mëshirë dhe një mundësi të dytë për të.

Risjellim në vëmendje se mjeku Ilirjan Draçi nuk i bëri dot ballë pandemisë Covid-19.

Postimi i bashkëshortes së mjekut Ilirjan Draçi në “Facebook”:

Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim.

Sot të duhet të vraposh për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty?

O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën, mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shohë dritën tënde përsëri në agim!

Amin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here