Komiteti i Ekspertëve inekzistent/ Vasili: Maskat dhe mbyllja e lokaleve nuk dhanë rezultat

0
106

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili  shprehet se masat e marra nga Komitetit Teknik i Ekspertëve, nuk kanë qenë efikase.

Në një intervistë në ABC Vasili deklaroi se deri Komiteti i Ekspertëve ka qenë inekzistent.

“Komiteti i ekspertëve ka qenë inekzistent. Nuk bënte as sugjerime dhe as nuk ka qenë i dukshëm. Ata vendosën maskën me detyrim. Cilat ishin rezultatet. Pak para ditësh u mbyllën lokalet por treguesit janë keq e më keq. Rritja është në masën 18 deri në 20% brenda një dite.

Problemi është i tillë se kemi të bëjmë me raport vrastar: Shumë nga këta për fat të keq betimin e hipokratit ja kanë shitur hipokritit. Deri tani asnjë nga masat e sugjeruara nuk kanë dhënë asnjë lloj efikasiteti. Masat që nuk prodhojnë efekt mbi pandeminë se nuk lëvizin shifrat do të thotë se ky komitet është shfaqur gabim“, tha Vasili.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here