COVID-19/ Spanja shënon rekord viktimash në 24 orë

0
116

Ditën e sotme, Spanja ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 435 të vdekur, duke e rritur numrin e viktimave në 41,688 që nga fillimi i pandemisë.

Megjithatë, numri i rasteve të reja ka rënë, pasi sot janë raportuar vetëm 13,159. Në fund të tetorit, rreth 24,000 raste u raportuan çdo ditë, dhe javën e kaluar mbi 18,000, në vendin me numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë (mbi 1.5 milion) pas Francës.

Në fund të tetorit, Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për gjashtë muaj, duke lejuar autoritetet lokale të vendosin një shtetrrethim dhe të kufizojnë lëvizjen e banorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here