Qytetarët duan garanci për vaksinën: Ta provojnë një herë politikanët

0
141

Sipas një sondazhi të Daily Mail tre në katër britanikë do të merrnin vaksinën antiCovid. Vetëm 7% u votuan se nuk do ta merrnin atë në asnjë rrethanë. Sondazhi gjithashtu tregoi se rezultati i vaksinës Pfizer ishte lajmi më i mirë i vitit.

Gjithsesi 7 në 10 persona ishin pro masave kufizuese tani për tani. Ndërkohë 4 në 10 qytetarë britanikë thanë se Kryeministri i vendit dhe politikanët e tjerë duhet të ishin të parët që vaksinoheshin me Pfizer për të vërtetuar se vaksina ishte e sigurt.

Britania ka porositur 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, e cila i solli shpresë botës.

John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oksordit, u shpreh optimist se në këtë mënyrë, mund të kemi një rikthim të jetës në normalitet nga pranvera, nëse këto përpjekje do të jenë të suksesshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here