1 710 qytetarë gjobiten për maskën gjatë fundjavës, 38 për lëvizje gjatë orarit të ndaluar…

0
116

Gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, policia njofton se ka evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1710 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 10 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në fundjavë, për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 3 subjekte ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 38 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here