300 mijë euro në kamion, Prokuroria e Durrësit kërkon ndihmën e italianëve…

0
134

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar ndihmën e homologëve italianë për të zbuluar zonën dhe vendin, kur në kamionin që drejtohej nga Ferdinat Murikaj u futën dhe u fshehën ku u fshehën 294 mijë eurot, të sekuestruara dy ditë më parë në Portin e Durrësit.

Burime nga prokuroria, bëjnë me dije për Fax news, se autoriteteve italiane do i dërgohet një letërporosi, ku do i kërkohet informacion për interneratin që kanë ndjekur shoferët, dhe zonat ku ata kanë qëndruar.

Hetuesit janë të bindur se shuma e konsiderueshme e parave është përfituar nga trafiku i drogës, dhe se paratë e sekuestruara i përkasin grupeve kriminale shqiptare që e kanë shtrirë aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në vendet e BE-së.

Kthimi i përgjigjes së letërporosisë nga Italia pritet që të nxjerrë në dritë detaje të reja mbi sekuestrimin e shumes së konsiderueshme të eurove. Dy shoferët Ferdinant Murikaj, i arrestuar dhe Aldo Lika, i cili po hetohet në gjëndje të lirë nuk kanë dhënë asnje ndihmë për hetuesit, pasi gjatë marrjes në pyetje ata kanë mohuar se kanë pasur dijeni se brenda kamionit me të cilin ishin duke udhëtuar ishin plot 294 mijë euro.

Ndërkohë, vijon ende të jetë në kërkim Erjon Jovani, pronari i kamionit ku u kapën lekët, person i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here