Asnjë ndihmë nga qeveria/ Personat me aftësi të kufizuara: Për ne do të ishte shumë mirë paketa e propozuar PD

0
128

Anëtarë të shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara, gjate takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, u shprehen se per ta do ishte shumë mirë paketa që PD ia ka propozuar qeverisë!”

Po ashtu e mori fjalën edhe përfaqësuesja e personave me sindromën Down. “Asnjë nuk është bërë për ne, – tha ajo. – Nuk kemi marrë asnjë shërbim dhe një person që nuk merr shërbim, është dëm është regres për këta persona. Po ashtu, problemet psikologjike dhe stress në familje. Shtuar këto problemeve të papunësive, që në familjet me këta persona është më e ndjeshme, sepse një person duhet të kujdeset për tan ë shtëpi.

Asnjë mbështetje nuk patëm nga shteti dhe u mbajtëm me forcat tona. Motra ime ka sindromën Down, ndodhet në shtëpi dhe ka COVID dhe kemi më shumë se nëj javë që presim të vijë dikush për të bërë tamponin. Ne vendosëm ta çojmë për vizitë dhe filluam mjekimin. Po familjet e tjera q ënuk kanë?!

 

 

Duhet bërë një paketë për të na mbështetur dhe sidomos për pjesën psikologjike të prindërve. Por duhet menduar edhe për arsimin, sepse fëmijët me aftësi të kufizuara nuk po marrin fare.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here