Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike, OSHEE njofton: Një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm

0
110

OSHEE njofton se disa zona të Tiranës, një pjesë e Unazës së Madhe me rrugën ”Teodor Keko”, ish-fusha e Aviacionit, zona afër Laprakës, Yzberishti dhe ish-Misto Mame kanë ngelur pa energji elektrike.

Sipas njoftimit, një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionit të mesëm 20 kv.

OSSH po punon për të normalizuar situatën brenda 20 minutave, teksa në ish-Misto Mame do kërkojë 2 orë.

NJOFTIMI NGA OSHEE
Subjekti privat ka demtuar rrjetin e tensionit te mesem 20kv, duke lene pa energji nje pjese te Unazes se Madhe (rruga “Teodor Keko”), ish-fusha e Aviacionit, në afërsi te Laprakes, Yzberisht dhe ish-Misto Mame.
OSSH po kryen manovrim per normalizim te situates brenda 20 minutave, kurse rikthimi i energjise ne Misto Mame do te kerkoje te pakten 2 ore kohe

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here