Lumë gjobash ndaj qytetarëve dhe lokaleve nga Policia për mos respektimin e masave anti-covid

0
96

Policia e Shtetit në kuadër të masave anti-COVID-19 ka ndëshkuar 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh.

Policia bën me dije se qytetarët janë ndëshkuar me gjobën prej 30 mijë lekësh të vjetra, ndërsa secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Po ashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi e kanë paraqitur atë janë ndëshkuar me masën administrative 30 mijë lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit teksa falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese, i bën thirrje atyre që të mos dalin nga banesat e pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të në gjithë vendin, për respektimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative, 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa.

Kontrollet intensive kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për kufizimin e lëvizjes.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 20 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Në zbatim të dy urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë, për shtimin e masave kufizuese, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet intensive në rrugë dhe në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këtë fashë orare, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se  përgjithësisht qytetarët i kanë zbatuar urdhrat për kufizimin e lëvizjeve, ndërsa disa qytetarë  janë këshilluar për shkak se ishin të paqartë për rregullat e lëvizjes.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë masat kufizuese dhe bën thirrje që qytetarët  të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.

Strukturat e Policisë së Shtetit janë në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i masave kufizuese, pasi kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here