Kreu i Kishës Katolike George Frendo infektohet me Covid-19, shtrohet në spital

0
125

Pas kryepeshkopit të kishës ortodokse Anastas Janullatos, infektohet me koronavirus edhe kreu i kishës katolike, imzot George Frendo.

Lajmin e ka bërë me dije zyra e shtypit e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, sipas të cilës imzot Frendo ka qenë prej ditësh i monitoruar nga mjekët për shkak të infektimit nga Covid dhe mbrëmjen e sotme është shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

“Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës. Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë”.

Ndërkohë vijon të mbetet e rëndë situata shëndetësore e Janullatos, i cili po merr mjekim të specializuar në një spital në Athinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here