Berisha plas akuzën e rëndë ndaj Ramës: Shqiptari i vetëm që ka kontribuar për Millosheviçin

0
121

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron raportin e Dick Martyt një trillim të përmasave të paimgjinueshme.

Berisha deklaroi ne emisionin “Quo Vadis” ,se e ka denoncuar raportin e Dick Marty në çdo forum ndërkombëtar dhe se i tejkaluar akuzat e Millosheviçit.

Po ashtu, ish-lideri i demokratëve hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si shqiptarin e vetëm që ka kontribuar për Millosheviçin.

“Mbetem jashtëzakonisht i revoltuar për mënyrën e trajtimit të tyre me pranga në seancën gjyqësore. E pajustifikuar. Theksoj se sot përfundimisht u faktua se raporti i senatorit famëzi Dick Marty në shtyllën e tij kryesore ishte fund e krye një trilliim i përmasave të paimagjinueshme.  Dick Marty zgjodhi për kryeakuzë një trillim të tmerrshëm, siç ishte transplanti i organeve nga luftëtarët e UÇK. Akuza e dytë më e rëndë që unë kisha dëgjuar: therja e njerëzve për të bërë tregti organesh. Këtë akuzë e lëshoi Carla Del Ponte . Stisën një shtëpi në Burrel sikur ajo ishte përdor si thertore për serbë për t’u marrë organet dhe gjoja një klinikë në Fushë Krujë, për të trasportuar organet. Një akuzë makabre. Me këto akuza, asnjë njeri nuk mund ta mohonte hetimin. Akuzë, e cila njollosë jo vetëm udhëheqjen  politike të UÇK, por damkos po kaq Shqipërinë. Ajo akuzë ka rënë. Gjykoj se Avokati i Popullit në Kosovë, shoqatat e shqiptarëve në Zvicër duhet të ndërmarrin një seri padish ndaj këtij armiku të shqiptarëve.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here