Arrestohet spiuni i familjes Çapja, ja roli që kishte në vrasjen e…

0
217

Mbrëmjen e sotme në Elbasan është arrestuar Klajdi Dekoli, i cili është mik i afërt i familjes Çapja dhe dyshohet se shërbente si informator i tyre.

Arrestimi lidhet me vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir në vitin 2012, ku ka shërbyer si informator i familjes Çapja.

Dokoli është arrestuar nga policia, pasi ishte lokalizuar vendodhja e tij më parë dhe është marrë në pyetje në lidhje me vrasjen e dyfishtë. Në periudhën kur ka ndodhur ngjarja, ai ka qenë banor i lagjes ku jetonin Gentian dhe Nezir Beqiri, duke vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.

Ai është pyetur për disa persona në Elbasan si Ervis Bardhi, Etien Cani, Jorgo Leku, të ndaluar për vrasjen e babë e bir, por Dokoli është shprehur se se nuk ka njohur asnjë nga këta persona. Gjithashtu policia gjatë marrjes në pyetje i ka kërkuar Dokolit nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por sërish Dokoli, ka treguar se nuk njeh asnjë person.

Dyshohet se vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit është kryer për motive hakmarrjeje, pasi në 2005-n Gentjan Beqiri është akuzuar nga organet e drejtësisë për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, vrasje e cila ka ndodhur në një prej bareve të Elbasanit, pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Prej disa kohësh, 40-vjeçari Gentjan Beqiri ishte në “Arrest shtëpie” për këtë vrasje. Ai vuante nga një dëmtim në shtyllën kurrizore për shkak të një tentative arratisjeje nga qelitë e paraburgimit. Vrasjet janë kryer në gjakftohtësi dhe dy efektivët rojë nuk e kanë kuptuar që ekzekutorët kanë kryer krimin. Ata e kanë marrë njoftimin vetëm pasi ka ardhur ambulanca.

Për vrasjen e babë e bir, Policia e Elbasanit pati arrestuar në atë kohë Florenc Çapjan dhe A.J.. Por disa ditë më pas, Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu njërin prej të akuzuarve për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit. Çapja u la i lirë për mungesë provash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here