Vasili: Qeveri hap veshët, merr masa të rrufeshme për pandeminë!

0
156

Petrit Vasili, ish-MInistër i Shëndetësisë, Zv.Kryetar i LSI, i bëri thirrje qeverisë sot të marra masa të rrufeshme ndaj pandemisë në vend, që po avancon rrezikshëm. Vasili i bëri këtë thirrje me disa propozime, Kryeministrit Edi Rama:

“Qeveri hap veshët, dëgjo, mos e trash më fajin me pandeminë! – shkroi ai në Fb. – Pandemia po precipiton rrezikshëm, kërkon masa të rrufeshme! Qeveria ka detyrim të dëgjojë sepse nuk është as pronare e shëndetit të njerëzve dhe as pronare e taksave të qytetarëve, por thjesht administratore e tyre. Ka dështuar totalisht me shëndetin dhe menaxhimi i pandemisë flet vete.

Qeveria s’mund të vazhdojë të marrë më qafë njerëzit dhe ka detyrim të dëgjojë për të mos trashur edhe me fajin e saj tashmë shumq të rëndë.

Të hapet urgjentisht komunikimi dhe të dëgjohen ekspertët mjekësorë, menaxherë shëndetësorë etj pavarësisht simpatisë apo antipatisë së Qeverisë.

Masat duhet të jenë të rrufeshme, të orientuara vetëm tek problemi dhe zgjidhja praktike.

Të evitohen masat dhe modelet e riperseritura te deshtuara.

Te eliminohet qendrimi disfatist i Qeverise: “keshtu ndodh kudo”.

Te rriten testimet, te perdoret cdo kapacitet shtese Laboratorik publik apo privat.

Ka vetem nje moto : “Qytetaret kane te drejte te testohen dhe te marrin pergjigje brenda 24 oresh per testin e tyre”.

Dekoncentrim i menjehershem drejt Spitaleve te Rretheve te kujdesit spitalor per Covid.

Asnje pacienti te renduar me covid nuk mundet kurre qe ti mohohet nje shtrat spitalor.

Te sigurohen mjetet e nevojshme mbrojtese per kujdesin paresor, sepse mjeket e familjes dhe infermietet ne qendrat shendetesore s’mundet kurresesi ti sigurojne vete.

Te shumefishohen mjetet financiare ne dispozicion te shendetesise nga Qendra Shendetesore Sputalet Rajonale dhe QSU ‘Nene Tereza dhe Spitali i Semundjeve te Mushkerive.”te Tiranes.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here