Mjeku Dasho i shqetësuar: Jemi të vonuar në raport me pandeminë! Duhet të kemi 7500 testime në ditë

0
95

Mjeku Erion Dasho në një intervistë për Ora News, ka folur në lidhje me menaxhimin e situatës së Covid-19 në Shqipëri.

Dasho ka theksuar se jemi mbrapa në raport me ecurinë e pandemisë, ndërkohë që ka shtuar se Shqipëria nuk të bëjë të paktën 7500 testime në ditë për ta mbajtur nën kontroll virusin.

“Ne jemi në pikën ku për shkak të përhapjes së gjerë të virusit, ne duhet të kemi mbi 7500 testime. 2500 testime ka qenë nevoja për t’u kryer para dy muajsh. Pra gjithmonë jemi të vonuar ne në Shqipëri në raport me epideminë.

Unë sot raportoj 1700 testime, por llogaritë e mia me këtë numër pozitivësh, mendoj se po kryhet të paktën 5000 testime në Shqipëri, nga të cilat një mijë kryhen në sektorin publik dhe 4 mijë në sektorin privat, testime që i ngarkohen fatkeqësisht qytetarit dhe kjo është një nga ato tipare të mungesës së kontrollit të epidemisë në Shqipëri. Barra i është lënë në kurriz qytetarit. 4 mijë testime janë baraz me 400 mijë dollarë që paguajn çdo ditë qytetarët shqiptarë për të kompensuar një të drejtë që ua mohon qeveria”, ka thënë Dasho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here