Karantinimi i pjesshëm? Flet mjeku: Ekperimente të dështuara! Virusi nuk njeh fundjava, as orare

0
107

Mjeku Erion Dasho i ftuar në Ora News ka deklaruar se mbylljet dhe karantinimet e pjesshme janë një eksperiment i dështuar.
Dasho ka shtuar se  mënyrat për të pasur nën kontroll pandeminë janë “përafrimi “Testo-Gjurmo-Trajto” që e kanë në përgjegjësi ministritë e Shëndetësisë dhe përafrimi tjetër “Maskë-Izolim-Distancim” që e kanë përgjegjësi ta zbatojnë qytetarët

Dasho: Duhet ti lëmë këto praktika që nuk bëjnë sens. Virusi nuk njeh fundjava, ashtu si në Shqipëri nuk njihte orën, siç bëmë ato eksperimentet e dështuara gjatë pranverës.

Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe ajo e Kosovës, dy ministritë e Shëndetësisë duhet të nisin të mësojnë nga praktikat e mira të botës dhe të mësojnë të kujdesen për jetët e qytetarëve.

Të lënë ekperimentet e deshtuara, të lënë populizmat, të lënë demagogjitë dhe t’i shtrohen punës, sepse nuk është kjo mënyra se si kontrollohet Covidi. Është përafrimi “Testo-Gjurmo-Trajto” që e kanë në përgjegjësi ministritë e Shëndetësisë dhe përafrimi tjetër “Maskë-Izolim-Distancim” që e kanë përgjegjësi ta zbatojnë qytetarët.

Nëse nuk zbatohen paralelisht nuk ka kontroll të Covidit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here