Vasili-Denar Bibës: Ler sapunin mendo batanijet, nuk të shpëton Rama se është i pabesë…

0
109

Nënkryetari i LSI-snjë, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me deklaratat e Denar Bibës, ish-nënkryetar i KQZ-së, i cili i quajti pak ditë më parë zgjedhjet e 30 qershorit 2019 si surrogato.

Nisur nga kjo deklaratë, Vasili shkruan se Shqipëria nuk do të qeveriset me rrjetet sociale ambasadash, por vetëm me ligje, ndërsa i sugjeron ish-nënkryetarit të KQZ që të lerë sapunin dhe të mendojë për batanijen.

“Denar në Prokurori shko thuaji këto dhe të shohim a shpëton dot.

Urdhërin ta dha Edi Rama, të shohim në të daltë për zot edhe ky si i pabesë që është.

Or gazep po ato që shkruajti ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe ligjeve të tjera”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Denar ler sapunin mendo batanijet!

Or Denar nuk do qeveriset kurre me fb e Twiter ambasadash Shqiperia, por vetem me ligje!!!

Denar Biba po kerkon te laje duart, qe i paska shkaterruar zgjedhjet e 30 qershorit dhe ato ” ishin surrogato” se keshtu i paskan dhene te kuptoje Denarit ambasada dhe nje nensekretar shteti.

Denar ne prokurori shko thuaji keto dhe te shohim a shpeton dot.

Urdheri ta dha Edi Rama, te shohim ne te dalte per zot edhe ky si i pabese qe eshte.

Or gazep po ato qe shkruajti ODIHR i pe, apo ODIHR gabon se i referohet Kushtetutes, KODIT ZGJEDHOR dhe ligjeve te tjera.

Denar ka duar si te tuat, qe s’lahen gjithe jeten se 30 qershori i votimeve moniste ne pluralizem nuk do te harrohet gjithe jeten si krimi me i larte shteteror ndaj institucionit te zgjedhjeve ne 30 Shqiperi pluraliste

Ndaj lere Denar sapunin per duart por mbeti me mire batanijet se do te duhen me shumeaty brenda!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here