Kamariera zbulon 6 të famshëm: Kush nuk paguan kurrë?

0
196

Laura Mesrobian është kamarierë nga New York e cila kohët e fundit ka fituar një audiencë në Tik Tok, pasi zbulon zakonet e yjeve që ajo ka shërbyer në lokalet ku punonte.

Mesrobian ngarkon video në platformë ku tregon për klientët e famshëm dhe komentet vërshojnë lum nga njerëz që bëjnë pyetje në lidhje me të famshëm të tjerë.

Në klipin e saj të parë shpjegoi se Jake Gyllenhaal kishte sy tepër të bukur, shpesh dilte me miqtë e e tij për të ngrënë por nuk paguante një herë.

ImageE preferuara e Mesrobian ishte aktorja dhe regjisorja Greta Gerwig,për të cilën tha se ishte një llafazane por shumë e këndshme, duke u shprehur: Ajo është gruaja me të cilën dëshiron të shkosh në një parti’.

Image

Ndërsa për Julianne Moore ajo u shpreh se ishte e bukur, me klas dhe e ëmbël.

‘Ajo më shikonte gjithmonë në sy dhe më thoshte falemidnerit’.

Image

Për Glenn Close ajo tha se mund të duket e ftohtë dhe e largët, por nga afër është shumë ndryshe.

E vetmja gjë që ishte paksa e pakëndshme ishte fakti që Close gjithmonë vinte me qenin e saj i cili shëtiste në restorant, por përsëri ishte aq i dashur sa askush nuk shqetësohej.

Image

Mesrobian gjithashtu adhuronte Frances McDormand, të cilën ajo e donte prej ‘sulmeve’ të saj:

“A jeni kamariere? sepse tani kemi nevojë për alkool “.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here