Çmenduria si model suksesi

0
15

Nga: Kastriot Islami

Po ti thuash ndonjë rilindasi se ‘je çmendur’ apo ‘je i(e) çmendur’ e merr për lavdërim…

Kjo nuk është më shaka dhe sulm ndaj pushtetit apo sektit, por është realitet…

Provojeni dhe do të bindeni!

Një i çmendur me pozitë të lartë tregonte para disa ditësh me pasion se lideri i rilindjes nuk ka asgjë të keqe që është i çmendur, madje është fat i madh që e kemi të çmendur. Sepse vetëm një i çmendur mund të bëjë punë të mëdha dhe të vështira.

Vetëm me një çmendur kemi pasus sukses dhe mund të tentojmë një mandat të tretë..

Njerëzit e mençur, të zgjuar, ekspertët, profesorët, njerzit e ditur nuk vlejnë, sepse s’janë në gjendje të marrin përsipër punë të mëdha e të vështira, pra të jenë të suksesshëm në qeverisjen e vendit…

Rilindasit e kupolës së Rilindjes jo vetëm mburren që janë të çmendur por edhe tregojnë me mburrje se konkurrojnë mes tyre se kush është më i çmendur…Çmenduria është kriter promovimi e suksesi për rilindjen…Por jo vetëm… Duhet të jesh edhe agresiv e tigër që të jesh ëiner, pra fitues..! Ky është modeli i suksesit të rilindësve.

E keqja e madhe është se Rilindja po e kthen me detyrim këtë model promovimi mes rilindësve në model suksesi për të gjithë shqiptarët…Nuk mund të marrësh përsipër detyra në poste kyce apo të rëndësishme nëse nuk je i çmendur e agresiv… Tek të rinjtë kanë imponuar modelin e suksesit sipas nivelit të çmendurisë e agresivitetit…Kush nuk arrin të rreshtohet me këtë model margjinalizohet e përjashtohet…

Karrierë në nivele të larta mund të bësh vetëm nëse je i çmendur e agresiv në shkallë sipërore… Që lufton energjitikisht të aftët, të diturit, të urtët, të mençurit, profesorët, ekspertët. Madje sa më i (e) çmendur agresiv(e) të jesh aq më lart ngjitesh në hierarkinë e sistemit sektar të çmendurisë…

Natyrisht në këtë piramidë të sektit të çmendurisë ka edhe ndonjë apo shumë pak indivdë ‘normal’, që nuk ngjitet shumë lart por qëndrojnë në rrëzë të piramidës së çmendurisë për tu përdorur për ‘marketing’ nëse do të paraqitej nevoja.. Por çuditërisht, deri më sot nuk është parë asnjë ‘rilindas normal’ që të dalë dhe të refuzojë të bashkëjetojë me të cmendurit në shumicë… Ose të dalë dhe të kundërshtojë shefin e të çmendurve që provomon çmendurinë si model suksesi… dhe ngre në qiell faktin që lideri është i aftë të bëjë gjëra që si bëjnë ‘normalët’, sepse vetëm një i çmendur mund të jetë i suksesshëm në krye të qeverisë e të vendit??!!!

Problemi më i madh me këtë sekt të çmendurish nuk është vetëm se janë çmendur pothuajse të gjithë anëtarët e sektit, por të gjithë këta po tentojnë ti çmendin me dhunë të gjithë…Dhe kush nuk pranon të çmendet detyrohet të emigrojë ose të dhunohet duke u drejtuar nga të çmendurit që janë kudo në jetën dhe aktivitetin e tij të përditshëm…Qasja është e qartë: një çmendur, të gjithë i çmend!

Jam i sigurtë që ndonjë rilindas do të revoltohet shumë që ky model suksesi i Rilindjes po bëhet publik… por jam i sigurtë se shefat e tij apo të saj do ta qetësojnë duke e bindur se kjo nuk është më një çështje sekrete, prandaj nuk arsye për revoltë..Po ashtu jam i sigurtë se ndonjë fakir që voton me symbyllur për Rilindjen por ka aq shumë halle sa nuk ka kohë të merret në mënyrë sistematike me politikë, ose thënë në troç nuk i dëgjon lajmet e përditshme, nëse rastësisht do të ‘përplaset’ me këtë shkrim do të thotë se ‘është ekzagjerim’ nga inati që ka autori ndaj arritjeve dhe sukseseve të Rilindjes…

Edhe këtë do ta qetësojnë disa rilindas të çmendur duke i mbushur mendjen se ‘çmenduria është e domosdoshme për të qenë të suksesshëm’… Dhe dot ti japin të çmendurit vetë fakte e prova sesi është bërë i suksesshëm shefi i tyre i madh vetëm se është i çmendur… Unë për këta lloj individësh ‘naivë’ kam vetëm një sugjerim: dëgjoni deklaratat e një prej anëtarëve të lartë të kupolës së çmendurisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here