Miratimi i buxhetit 2021, PD denoncon: Gënjeshtër e madhe elektorale, karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta

0
94

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish-deputetja Jorida Tabaku deklaroi se nuk ka për të patur rritje pagash dhe as heqje taksash ne 2021 nga qeveria e Ramës.

“Kush ka dëgjuar sot Edi Ramën të flasë për buxhetin, me siguri do të ketë qeshur. Por në fakt, është një situatë për të qeshur e për të qarë. Pas 8 vitesh dështimesh, me mjeshtërinë më të lartë të mashtrimit, Edi Rama premtoi sërish, shëndetësinë falas. Buxheti është një gënjeshtër e madhe elektorale. Nuk ka për të patur as rritje pagash reale, as heqje taksash të vërteta. Është vetëm një karrem për të marrë ndonjë votë përmes mashtrimeve të paskrupullta”, tha ajo.

Teksa shtoi se buxheti i vitit 2021 nuk ka plan të qartë për të kapërcyer krizën e krijuar, ish-deputetja e PD-së shtoi se qeveria Rama po vijon të mashtrojnë çdo ditë qytetarët.

Ajo u shpreh se mijëra familje që humbën shtëpitë nga tërmeti i vitit të shkuar sot janë në çadra dhe pa asnjë kujdes shtetëror.

“Ky buxhet nuk zgjidh dhe as shtron rrugën për të kapërcyer krizën ekonomike dhe sociale të tërmetit 2019 dhe gjithashtu edhe të pandemisë. Mijëra qytetarë janë sot ende nën çadra, sheshet e rindërtimit janë projekte 3D, që nuk kanë nisur të ndërtohen, sepse prioritet për këtë vit qeveri nuk ishte ndërtimi i shpejtë i banesave, por vjedhja e fidanëve të rindërtimit”, shtoi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here