Djaloshi 25vjeçar me aftësi të kufizuar shkruan historinë, do të jetë anëtari më i ri i Kongresit të SHBA-së

0
124

Në moshën 25-vjeçare, Madison Cawthorn do të bëhet anëtari më i ri i Kongresit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas të dhënave të CNN-it.

Republikani pritet ta mundë demokratin, Moe Davis për Rajonin e 11-të të Kongresit të Karolinës së Veriut, ku do ta zëvendësojnë Shefin e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows.

Cawthorn, i sapoardhur në botën e politikës dhe konservator i vendosur, nxori një fitore të papritur parësore mbi një kandidat të mbështetur nga presidenti Trump, transmeton Telegrafi.

Demokratja nga New Yorku, Alexandria Ocasio Cortez ishte më parë anëtarja më e re në historinë moderne me 29 vjet, 2 muaj dhe 22 ditë në vitin 2018.

Cawthorn citoi Ocasio-Cortez në vendimin për të kandiduar për zyrë. Ai shkroi në ueb-faqen e tij se do të kandidojë sepse “besimi ynë, liritë tona dhe vlerat tona janë nën sulm nga elitat bregdetare dhe të majtët si (Kryetarja e Dhomës) Nancy Pelosi dhe Alexandria Ocasio-Cortez”.

Në vitin 2014, në moshën 18-vjeçare, Cawthorn u aksidentuar teksa po kthehej nga një udhëtim pushimi pranveror në Florida. Ai ishte pasagjer në një SUV, ku shokun e tij që po drejtonte automjetin e zuri gjumi dhe u përplasën në një pengesë betoni. Lëndimet e lanë pjesërisht të paralizuar dhe tani lëviz me një karrocë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here