Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, pas deklaratave se Covid 19 përhapet me anë të muzikës, ditën e sotme ka propuzuar në Parlament, ndryshimin e emrit të bashkisë Urës Vajgurore.
Sipas Klosit, ky emërtim është i papëlqyeshëm dhe ka propozuar një emër të ri për bashkinë “Dimal”, i cili është emir i një qyteze të lashtë Ilire.
“Emërtimi ekzistues , një emërtim jo estetik për t’u përdorur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm”, shkruan Klosi në relacionin shoqërues të propozimit.
Sipas Klosit, propozimi për emrin e ri është një “vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në “Dimal”, një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir”, ndërkohë që shton se “qyteti i Dimalit ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftërave Iliro-Romake, e madje edhe vetë Hanibali ka shprehur interesin që ky qytet të mos bjerë në ndikimin roman.”
Bashkia e Urës Vajgurore është krijuar në vitin 2015 me reformën administrative, e cila numëron 27 mijë banorë sipas censusit të fundit të zhvilluar në Shqipëri dhe 156 kilometra katrore.