Paralajmërimi i fortë! Brataj: Do të mbyllim lokalet dhe restorantet nëse…

0
119

Shefi i Urgjencës Kombëtare, mjeku Skënder Brataj, u ka kërkuar të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e marra kundër Covid-19. I ftuar në “Repolitix”, Brataj tha se nëse nuk respketohen rregullat e vendosura, mund të mbyllen baret dhe restorantet.

Brataj u tha qytetarëve që edhe nëse kanë simptoma, të mos marrin ilaçe sipas mendjes dhe sugjerimit të kushërinjve apo të afërmve. Ai tha se për këtë gjë, duhet të konsultohen vetëm me mjekun.

“Njerëzit të gjithë që marrin në telefon thonë ‘a do mbyllemi?’ Zotëri respektoni rregullat, kjo punë nuk bëhet vetëm do bashkëpunim. Pse duhet të diskutohet a mbyllen baret dhe restorantet nëse nuk kontrollohet situata? Normale që mund të mbyllen, do merren masa nëse nuk respektohen rregullat,”– tha Brataj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here