Gjenden pa jetë në minierë, inxhinieri dhe dy minatorët…

0
110

Policia e Shtetit njoftoi se janë nxjerrë pa jetë nga miniera e Selishtës në Dibër, trupat e tre punonjësve që mbetën të bllokuar. Viktimat janë Ismail Hoxha, 64 vjeç me detyrë inxhinier minierë dhe dy punëtorët Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rrushiti 33 vjeç.

Policia tha:

“Në vijim të informacionit të dhënë, ku tre shtetas që punonin në minierën e “Balgjaj”, Selishtë,  kishin humbur kontaktet me familjen, ju informojmë se rreth orës 3:00 datë 29.10 2020 në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari- shpëtimit,  u gjetën trupat e pajetë të shtetasve, I. H., 64 vjeç, banues në Peshkopi; F.Ç, 55 vjeç, banues në Bulqizë dhe R.R, 33 vjeç, banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kanë humbur jetën  si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here