Gahler apel Ramës: Mos rivoto Kodin Zgjedhor… pa u shprehur Venecia

0
147

Michael Gahler i bën thirrje kryeministrit shqiptar Edi Rama që të respektojë apelin e Komisionerit për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, dhe të presë Komisionin e Venecias para se të votojë dekretin e Presidentit Ilir Meta lidhur me Kodin e ri Zgjedhor.

Përgjegjësi për Politikën e Jashtme i Grupit të PPE-ve në Parlamentin Europian ka shprehur mbështetjen ndaj Komisionerit për Zgjerimin Varhelyi me një retëeet.

Ai e quan deklaratën e Varhelyi të mençur dhe thekson se institucione si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e përfshira.

“Deklarata e Komisionerit është e mençur, pasi institucionet si Komisioni i Venecias duhet të respektohen nga të gjitha palët e interesuara”, shprehet përgjegjësi për Politikën e Jashtme i Grupit të PPE-ve në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here