Fjala ime është asgjë! Fjala jonë është gjithçka…

0
106

Po të shkruaj ty njeri i panjohur që më ke dërguar një mesazh në messenger. Të falenderoj për vëmendjen sistematike ndaj shkrimeve të mia. E çmoj. Në mesazhin tënd ke mbivlerësuar fuqinë e fjalës sime. Fjala ime mund ta zhbëjë pushtetin e Rilindjes aq sa mund ta zhbëjë lepuri elefantin.

Fjala ime mund t’I bezdisë pak, por nuk i kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nëse do t’i kërcënonte në pushtetin dhe në milionat e tyre, të siguroj që do të kishin bërë diçka për të më mbyllur gojën. Fakti që nuk kam marrë asnjë kërcënim, do të thotë se nuk përbëj kërcënim.

Përkundrazi mua dhe disa të tjerë, nuk na shqetësojnë pasi Rilindja do t’u krijojë njerëzve iluzionin se jetojmë në demokraci dhe ne i pranojmë dhe zërat kundër.

I dashur mik i panjohur, fjala ime është asgjë. Është asgjë në çastin që nuk bashkohet me fjalën tënde. Është asgjë nëse nuk bashkohet me fjalën e mikut tënd. Është asgjë në çastin që nuk bashkohet me fjalën e të gjithë shqiptarëve.

Për ta zhbërë këtë pushtet kriminal nevojitet vullnet popullor dhe jo vullnet individual.
Mbaje mend! Fjala ime është asgjë. Fjala jonë është gjithçka.

Dhe në fund të këtij shkrimi, po postoj mesazhin tënd që nuk të përfaqëson veç ty, por shumë njerëz në këtë vend për të kuptuar se vetëm pranë njeri-tjetrit dhe jo larg njeri –tjetrit mund ta fitojmë të drejtën në këtë vend.

Ti i dashur mik i panjohur, më shkruan…

Përshëndetje Elona! Ndjej adhurim për mënyrën tuaj të të shkruarit. Por të lutem, mos ndalo! Tregojua vendin me penën tënde të artë këtyre pseudoartistëve, sportistëve, gazetarëve të rreshtuar në anën e kryemashtruesit Veliaj, si materialistë të rëndomtë. Kujtojua çdo ditë këtyre lëpirsave, që është më mirë që Sahati të mos punojë, se sa të futet poshtë kullave, që është më mirë që të udhëheqë gjithkush, përveç atij që për një tekë të tijën na bën të paguajmë 110 mln € Bechetit dhe rreth 100 mln $ të tjera nga gjyqet e humbura, kujtojua përditë që nuk durohet më të na udhëheqë dikush që na vjedh dhe njëkohësisht na fyen dhe na përdhos dinjitetin, kujtojua që miqtë e Erion Veliajt do të kënaqeshin më shumë nëse do të shihnin nga dritarja e zyrës si tij lulishte dhe jo kulla. Shkruaj Elona, të lutem. Sepse ka njerëz (si unë) që nushkruajnë dot për shkak të punës (jo nga frika). Ju uroj suksese dhe faleminderit për kontributin tuaj për emancipimin e shoqërisë sonë të nënshtruar! Ps. Nga një jabanxhi për shkak të prejardhjes .

Image may contain: 1 person, closeup and outdoor
Image may contain: text
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here