Elia Zaharia u bë nënë për herë të parë, vjen reagimi zyrtar i familjes Mbretërore: Falenderojmë…

0
169

Familja mbretërore ka reaguar zyrtarisht për lindjen e Elia Zaharias duke thënë se ajo dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.  Elia solli në jetë vogëlushen të cilën e pagëzoi me emrin Geraldina. Në reagimin publik, familja mbretërore falenderon të gjithë ekipin mjekësor që ndihmuan Elian që të lindte foshnjen në spitalin “Mbretëresha Geraldinë”.

Njoftim Zyrtar: Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.

Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjeksor.

Falenderojme ekipin mjeksor: MJEKET: Dr.Merita Alushani – Operatore, Dr.Maksim Gjoni – Asistenti I pare, Dr.Gerta Semini – Asistenti I dyte, Dr.Zef Delia  – Anestezist, Dr.Lorenc Buzo – Anestezist, Dr. Shahe Berisha – Neonatologe

MAMITË: Dhurata Boka, Rudina Tafaj, Rabije Allaraj, Majlinda Pasha, Mimoza Vogli, Aferdita Dizdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here