Zëdhënësi i Presidentit, Ramës: O tyç gënjeshtar, në 27 prill 2009 Meta ka qenë në opozitë…

0
125

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje Kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit, se Presidenti Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes së Detit me Greqinë.

Në një postim në Facebook, Tedi Blushi shkruan se “I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009 dhe Ilir Meta ka qenë në opozitë në atë kohë. “Mister 1 Prilli vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet“.

Postimi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi

Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here