Përhapja e Covid-19 në shumë vende në europë, po kthehet në problem. Disa prej tyre kanë marrë masa të rrepta, edhe pse rastet e reja pozitive vijojnë të rriten.
Çekia është një mdër vendet e BE-së ku numri i rasteve është rritur në mënyrë drastike.
Gjatë periudhës së karantinës Çekia do të arrinte ta frenonte virusin, por tani situata ka ndryshuar. Rastet e reja në ditët e fundit arritën 11984 persona dhe numri i vdekjeve ishte 106.
Ministri i shëndetsisë në Çeki, Roman Prymula deklaroi që sistemi shëndetsor po i arrin kapacitetit të tijë maksimal, dhe rritja e rasteve mund ta çojë atë në kolaps.
Prandaj qeveira Çeke vendosi mbylljen e të gjithë vendi, dhe hapur do të qëndrojnë vetëm furrat e bukës, farmacitë, supermarketet dhe disa sektorë të shërbimit.