Bëri zgjedhje pa opozitën, Vuçiç tërhiqet pas protestave: Qeveria e re me mandat të përgjysmuar

0
79

Serbia zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 20 qershor. Partia e Aleksandër Vuçiç fitoi 66 % të votave për mandatin e tretë. Opozita kryesore e vendit nuk mori pjesë në zgjedhje duke i cilësuar ato të parregullta dhe kundërshtoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe kapjen e medias nga qeveria.
Por sot Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se qeveria e re do të ketë mandat të përgjysmuar, vetëm dy vite nga katër që është mandati kushtetues.
Pas mbledhjes së mbajtur me forumin drejtues të partisë, Vuçiç tha se “mandati i qeverisë do të jetë vetëm dy vite. Zgjedhjet e reja do të mbahen në prill të vitit 2022”.
Pavarësisht se zgjedhjet u njohën të ligjshme, opozita serbe ka zhvillua protesta dhe tubime kundër qeverisë duke denoncuar korrupsionin dhe vjedhjet.
Vuçiç tha se përgjysmimi i mandatit vjen për shkak të reformave të mëdha që duhen bërë për integrimin në BE. Ndërkohë mediat shkruajnë se përgjysmimi i mandatit të qeverisë nga 4 në dy vite, vjen si reagim ndaj rritjes së protestave të opozitës.

Vendimi i presidentit serb vjen dhe si pasojë e kritikave në raport progresin e BE. Ndryshe nga rasti i Shqipërisë, ku situata në raportet e BE quhet “normale”, pas zgjedhjeve në Serbi, në raportin vjetor të BE për zhvillimet në Beograd shkruhet: “Parlamenti serb i sapoformuar dominohet nga shumica dërrmuese e koalicionit qeverisës dhe mungesa e një opozite të vlefshme, një situatë e cila nuk është e favorshme për pluralizmin politik në vend”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here